Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Kërvasari të Malishevës hapet rruga që ishte bllokuar pas të reshurave

Në kuadër të sanimit të dëmeve nga reshjet, është hapur për qarkullim rruga në fshatin Kërvasari, e cila lidh lagjen Kodrali, me pjesën tjetër të fshatit.

Po ashtu është mbushur edhe një pjesë e urës, e cila është dëmtuar dhe qarkullimi mbi urë duhet të bëhet të kujdes të shtuar.

Këtë rrugë sot e ka vizituar edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, me qëllim të njoftimin me gjendjen në terren, transmeton kp.

Rruga e dëmtuar, e cila ishte e shtruar me kubëza, ishte dëmtuar në tërësi dhe ka qenë e pakalueshme, e po ashtu edhe ura ishte dëmtuar, në masë të madhe.

Në këtë rrugë, janë larguar kubëzat dhe dheu, si dhe është mbushur pjesa e epërme e urës, dhe tani mbi urë mund të kalojnë automjetet e vogla, por me kujdes të shtuar, pasi kjo urë është e dëmtuar në masë të madhe.

Artikuj të ngjashëm