Disa të burgosur në burgun e Dubravës kanë hyrë në grevë për shkak se nuk janë të kënaqur me ligjin e ri i cili ua zvogëlon atyre pushimet vjetore.
Greva e 140 të burgosurve të pavionit 6 ka filluar që nga e hëna.
Këtë e ka konfirmuar edhe ushtruesi i detyrës së Shërbimit Korrektues të Kosovës Sokol Zogaj. Ai tha se ata janë të qetë dhe të disiplinuar ndërsa forma e grevës së tyre është refuzimi për të punuar, transmeton Kosovapress.
“Po janë në protestë rreth 140 të burgosur të pavionit 6 në Burgun e Dubravës, ata po refuzojnë punën për shkak se nuk janë të kënaqur me ligjin e ri, ne jemi duke biseduar edhe me ministrin e Drejtësisë për të bërë gjithçka në mënyrë që ato nene për të cilat të burgosurit nuk janë të kënaqur të ndryshohen. E po ashtu kemi mbështetje edhe nga Qendra për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës dhe Avokatit të Popullit”, tha Zogaj.
Me ligjin e ri të burgosurit kanë më pak pushim vjetor sesa më herët.
-
40 të burgosur dhe dhjetëra të paraburgosur në burgun e Hajvalisë në grevë urie pas refuzimit për lirim
-
Të burgosurit në Dubravë në grevë urie
-
KMDLNJ kërkon të trajtohen kërkesat e drejta të grevistëve në Burgun e Dubravës
-
71 të dënuar të Pavijoni VI në Burgun e Dubravës kërkojnë të drejtat e tyre
- Burgu i Dubravës: NATO-ja dhe ekzekutimet