Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Gjermani ulet flamuri i Kosovës në gjysmështizë, shenjë ditë zie për Demaçin

Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin, sot në mëngjes në shenjë ditë zie, të shpallur nga Presidenti i Republikës së Kosovës, ka vendosur flamurin e shtetit në gjysmështizë me rastin e vdekjes së Adem Demaçit.

Flamuri në gjysmështizë pos në Berlin është vendosur sot edhe në Misionet Konsullore të Republikës së Kosovës në Munih, Stuttgart dhe Frankfurt.