Për nder të miku të shqiptarëve, senatorit John McCain, i cili ka ndërruar jetë javën e kaluar, shoqata “Miqtë e Amerikës” e ka ulur flamurin e SHBA-së në gjysmështizë.
Flamuri, i cili gjendet pranë shtatores së Presidentit Bill Clinton, do të qëndrojë në gjysmështizë deri hënën.
“Flamuri Amerikan te shtatorja Bill Clinton në Prishtinë, do të qëndroj në gjysmështizë deri të hënën në nderim të jetës e veprës së senatorit shumë të nderuar të SHBA-së, John McCain. Senatori McCain ishte strubullar i iniciativave për realizimin e të drejtave të shqiptarëve të Kosovës e futjes së Shqipërisë në NATO. Pusho në paqe kolos”, thuhet në njoftimin e shoqatës “Miqtë e Amerikës.
Populli shqiptar, siç thotë kjo Shoqatë, kurdo që lutet për bijtë e vet më të mirë, do të lutet edhe për miqtë tanë më të mirë, “ku bëni pjesë edhe Ju”.
Shoqata më tej thotë se në këtë ditë, kur po bëhet varrimi i Senatorit McCain, “nuk është në vaj vetëm SHBA-ja, por janë edhe të gjitha trojet shqiptare”.
Edhe
Letra lamtumirëse e McCainit: Amerikanët kurrë nuk i fshihemi historisë. Ne bëjmë histori
“Ju i përndrituri McCain, do të mbeteni Hero i popullit shqiptar, Zoti Ju bekoftë”, thekson shoqata.
Ndërkaq, flamurin në emër të shoqatës “Miqtë e Amerikës”, e uli në gjysmështizë mjeku/kirurgu i tri luftërave, Dr. Salih Sh. Krasniqi.