Në Kosovë sot është ditë zie për ish-presidentin amerikan, George H. W. Bush, e shpallur nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar për kontributin e tij të dhënë për lirinë e Kosovës, raporton Koha.net.
Flamujt janë vënë në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.
Sikurse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dita e mërkurë është shpallur ditë zie kombëtare edhe në Shqipëri.