Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, kanë nënshkruar të premten një Memorandum mirëkuptimi.
Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Ramë Manaj, tha se përmes këtij bashkëpunimi janë specifikuar objektivat në të cilët do punohet për gjetjen e personave të zhdukur.
Është folur edhe për gërmimet në Kizhevak të Serbisë, të cilat nisën vitin e shkuar e u ndërprenë për shkak të motit të lig.
Ibrahim Makolli nga ky komision, tha se për shkak të kushteve klimatike ato gërmime janë konservuar dhe në fund të muajit mars apo në fillim të muajit prill pritet të nisin përsëri, pra në ditët e para të stinës së pranverës.
Në Kizhevak dyshohet se janë mbetjet mortore të disa shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë.
Makolli tha se në Serbi janë identifikuar edhe disa lokacione, ku dyshohet se ka shqiptarë të varrosur.
Edhe
Gërmimet në Kizhevak vazhdojnë së shpejti, të enjten takimi me ekspertët serbë
Agim Gashi nga Komiteti i Kryqit të Kuq, tha se do të vazhdohet me kërkimin e personave që llogariten të zhdukur.
“Kanë kaluar 22 vjet nga lufta në Kosovë dhe familjarë të më shumë se 1.600 personave janë në pritje për fatin e të dashurve të tyre”, tha Gashi. \ Ksp
-
Në Kizhevak ndërpriten gërmimet për të pagjeturit shkaku i motit, pritet të nisin në Rahovec
-
Komisioni Qeveritar për Personat e Pagjetur viziton varrezën masive në Kizhevak
-
Për një vit u gjetën mbetje mortore të 16 personave që dyshohen se janë zhdukur gjatë luftës
-
Hoti pret që gërmime për varreza masive me shqiptarë të nisin në disa lokacione në Serbi