Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komisioni Qeveritar për Personat e Pagjetur viziton varrezën masive në Kizhevak

Komisioni Qeveritar për Personat e Pagjetur, të premten, ka vizituar varrezën masive në Kizhevak, në afërsi të Rashkës.

Në këtë lokacion janë gjetur mbetjet mortore të 17 personave, cilët dyshohen se janë shqiptarë.

Delegacionin po e kryeson koordinatori Ibrahim Makolli, ndërsa me kryetarin e delegacionit të Serbisë, Veljko Odaloviq, kanë mbajtur edhe një konferencë për media.

Në Kosovë, edhe 21 vjet pas përfundimit të luftës, nuk dihet asgjë për fatin e mbi 1 mijë e 600 personave.