Megjithëse kryetari Agim Aliu nuk ka folur publikisht për ndarjen e hisesë në pushtetin e Komunës së Ferizajt, partnerët e tij zgjedhor tashmë kanë bërë të ditur se çfarë do të udhëheqin në katër vjetët e ardhshëm.
Xhavit Zariqi, kryetar i AAK-së dega në Ferizaj, njëherësh zëvendësministër i Zhvillimit Ekonomik, ka thënë se zyrtarë nga subjekti i tij do ta udhëheqin Drejtorinë e Administratës, Shërbimet Publike, atë për Kulturë, Rini e Sport dhe me pozitën e nënkryetarit të Komunës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ne do t’i kemi tri drejtori dhe nënkryetarin e Komunës, i cili do të udhëhiqet nga Naim Ferati, ish- drejtor për Kulturë, Rini e Sport, ka thënë Zariqi.
Amir Rexhepi, ish-kandidat për kryetar të komunës nga radhët e AKR-së, thotë se AKR-ja do t’i ketë dy drejtori për të cilat ende nuk janë definuar saktësisht. “Do ta përkrahim Aliun me 3 këshilltarë në KK, derisa ai po i ofron dy drejtori për AKR-në dhe njëkohësisht do të udhëheqim edhe me një ndërmarrje publike”, ka thënë Rexhepi.
Albulena Nrecaj, drejtoreshë në OJQ në INPO ka thënë se ky proces nuk është duke u zhvilluar në mënyrë transparente... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Nga 11 drejtori në Ferizaj, vetëm dy do të udhëhiqen nga gratë
-
Në Ferizaj PDK-ja merr gjysmën e drejtorive, partnerët të tjerat
-
PDK-ja në Ferizaj tenton ta krijojë shumicën kuvendare me subjekte të vogla
-
Agim Aliu zgjidhet kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës
-
Halili kandidat i AAK-së për kryetar të Ferizajt