Në qendër të Bujanocit sërish janë shfaqur grafite me emrin e kriminelit të luftës Ratko Mladiq.
Politikani nga Lugina e Preshevës, Ragmi Mustafi, ka thënë se këto nuk janë raste të izoluar, por model i përsëritur i provokimit.
“Edhe sot, ashtu si në fillim të vikendit, në qendër të Bujanocit janë shfaqur sërish grafite me emrin e kriminelit të luftës "РАТКО МЛАДИ" dhe simbolet nacionaliste të katër “С”-ve. Nuk ka më dyshim që këto nuk janë raste të izoluara, por një model i përsëritur i provokimit, nxitjes së urrejtjes dhe glorifikimit të gjenocidit në hapësirat publike ku shqiptarët përbëjnë shumicën”, ka shkruar Mustafi.
Ai i ka quajtur grafitet të papranueshme dhe kërcënim ndaj sigurisë e bashkëjetesës.
Mustafi ka shkruar se ky nuk është më vandalizëm i zakonshëm.
Sipas tij ky është mesazh politik dhe ideologjik.
“Ky është përçim i frikës, i simbolikës së dominimit dhe i narrativave që mohon bashkëjetesën”, ka shkrua ai.
Edhe
Në Bujanoc shfaqen grafite me emër të kriminelit të luftës Ratko Mladiq, reagojnë politikanët shqiptarë
Sipas tij institucionet prapë heshtin.
“Policia duhet të veprojë. Pushteti lokal duhet ta dënojë. Trupi kordinues duhet të deklarohet. E njëjta skenë, e njëjta heshtje. Dhe kjo heshtje është bashkëpjesëmarrje, jo neutralitet’”, ka shkruar Mustafi.
Një grafit i njëjtë u shfaq edhe të shtunë në Bujanoc, por Mustafi bashkë më të birin e tij e fshiu.