Këtë pranverë po përkujtohet 20 vjetori i krimeve të luftës në Kosovë. Gjatë këtyre ditëve janë shënuar përvjetorë të shumë masakrave, vrasjeve, plagosjeve, torturave e keqtrajtimeve dhe krimeve tjera të luftës. 20 vjetorin e këtyre krimeve e kujtojnë edhe shumë të mbijetuar/a të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, por të cilët asnjëherë nuk u deklaruan publikisht për tmerret e përjetuara.
E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë znj.Vasfije Krasniqi Goodman, me ndihmën dhe mbështetjen e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), më 16 tetor 2018 foli për herë të parë publikisht për përjetimin e saj gjatë luftës.
Më 14 prill 1999, znj.Vasfije Krasniqi Goodman (në atë kohë 16 vjeçare) u rrëmbye nga një polic serb dhe u dërgua në fshatin Babimost (komuna e Obiliqit), ku u dhunua seksualisht nga një oficer policor dhe një civil.
Në 20 vjetorin e këtij tmerri, znj.Krasniqi Goodman ka vendosur që ta vizitojë vendin e krimit, ku përkundër përpjekjeve për të kërkuara drejtësi, dhunuesit kanë mbetur të pandëshkuar.
QKRMT njofton se të dielën, më 14.04.2019, në orën 13:00, përfaqësuesit e saj dhe aktivistë të tjerë të të drejtave të njeriut, së bashku më znj.Vasfije Krasniqi Goodman do të bëjnë një vizitë në vendin ku ka ndodhur krimi, në fshatin Babimost, përballë Hotel Amazona. Znj.Krasniqi Goodman do të ketë një fjalim rasti para të pranishmëve.
-
Marsh në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
-
Për herë të parë, 14 Prilli shënohet si Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale
-
Vasfije Krasniqi, e zhgënjyer se shtëpia ku u përdhunua s’u kthye në muze
-
Krasniqi kthehet në vendin ku serbët e përdhunuan - kërkohet që 14 prilli të jetë dita e të dhunuarve në luftë
-
Vasfije Krasniqi viziton vendin ku u dhunua