Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Ambasadën gjermane në Prishtinë hapet Libri i zisë për ish-ministrin Klaus Kinkel

Flamujt e Kosoves e Gjermanise

Në Ambasadën gjermane në Prishtinë sot, më 6 mars 2019, nga ora 14:00 deri në orën 16:00, dhe nesër nga ora 8:00 deri në orën 12:00 , do të hapet libri i zisë për ish-ministrin e Jashtëm gjerman, Klaus Kinkel, i cili u nda nga jeta më 4 mars, në moshën 82 vjeçare, njoftoi kjo ambasadë.

Nga viti 1992 deri në vitin 1998 Klaus Kinkel ishte ministër Federal i Punëve të Jashtme, mes viteve 1993 dhe 1998 edhe zëvendëskancelar dhe nga viti 1993 deri në vitin 1995 kryesoi Partinë Liberale Demokratike (FDP). Gjatë mandatit të tij si ministër i Jashtëm Kinkel ka dhënë një kontribut shumë të madh që Gjermania e ribashkuar të zërë vendin e saj në botë dhe të jetojë në paqe dhe respekt me fqinjët e saj.

Në deklaratën e tij dje në Berlin, ministri i Jashtëm Heiko Maas për ndarjen nga jeta të paraardhësit të tij, Dr. Klaus Kinkel theksoi: “Shuarja e Klaus Kinkelit na lë me pikëllim të thellë. Ai ka lënë gjurmë në politikën e jashtme gjermane në kohëra ndryshimesh rrënjësore në mbarë botën, në të cilat Gjermania e ribashkuar dhe sovrane u përball me sfida të mëdha.”