Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vdes ish-ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Klaus Kinkel

Ish-ministri i Jashtëm gjerman, Klaus Kinkel ka vdekur dje, në moshën 82-vjeçar. Kështu ka njoftuar lideri i Partisë së Lirë Demokratike, Christian Lindner, shef i së cilës Kinkel ka qenë dikur.

Më kërkesën e tij, ceremonia do të jetë shumë private.

Për shumë vite, ai ishte një nga bashkëpunëtoret më të ngushtë të ish-ministrit tjetër të Jashtëm gjerman, Hans-Dietrich Genscher.

Kinkel e mori postin në vitin 1992 dhe e mbajti për gjashtë vjet.

Kinkel kishte studiuar për jurisprudencë dhe kishte filluar punë në Ministrinë e Brendshme pas diplomimit.

Edhe Në Ambasadën gjermane në Prishtinë hapet Libri i zisë për ish-ministrin Klaus Kinkel Arbëri Në Ambasadën gjermane në Prishtinë hapet Libri i zisë për ish-ministrin Klaus Kinkel

Në vitin 1979, ai ishte nëpunësi i parë civil për Shërbimin Sekret Federal (BND).

Në vitin 1993, Kinkel u bë edhe zëvendëskancelar./ATSH