Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Më 30 shtator në Prishtinë hapet Libri i Zisë për Jacques Chiracun

Foto: Ilustrim

Ambasada e Francës në Prishtinë, përmes një njoftimi për media, bëri të ditur se më 30 shtator në ambientet e kësaj ambasade do të hapet Libri i Zisë për ish-presidentin e këtij vendi, një miku të dëshmuar të Kosovës, i cili ndërroi jetë ditë më parë,në moshën 86 vjeçe.

Në njoftim thuhet:

Në nderim të z. Jacques Chirac, ish-president i Republikës së Francës, një libër ngushëllimesh do të hapet në Ambasadën e Francës në Prishtinë, rruga Ismail Qamili, n° 76, ditën e hënë 30 shtator, e martë 1 tetor dhe e mërkurë, 2 tetor 2019, nga ora 9:30 deri në orën 12:00.