Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ndizet alarmi në Kuvend

Në Kuvendin e Kosovës, sot është ndezur alarmi i sigurisë.

Musli Krasniqi, drejtor i Zyrës për Media dhe Marrëdhënie me Publikun në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se rasti është duke u verifikuar. Sipas tij, nuk dihet pse është ndezur alarmi.

Një video, ku dëgjohet alarmi, e ka postuar në Facebook, edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

“Alarm në Kuvend, se din njeri a me hy brenda a me dalë jashtë”, ka shkruar deputetja.