Shoqata bamirëse “Jetimët e Ballkanit” kanë ndarë 30 paku ushqimore e higjienike për familjet në nevojë në komunën e Drenasit, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Me këtë rast, drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ilir Shala ka falënderuar në emër të kryetarit shoqatën për ndihmën e vazhdueshme të saj që i bënë në komunën e Drenasit, transmeton Koha.net.
Shala me këtë rast ka ndarë edhe një mirënjohje në shenjë falënderimi për shoqatën “Jetimët e Ballkanit”.
Përfaqësuesi i shoqatës, Halil Kastrati, ka falënderuar Komunën, e cila çdo herë ka qenë bashkëpunuese dhe e gatshme për t'i ndihmuar familjet skamnore. Ai ka premtuar përkrahje edhe në të ardhmen që t'i ndihmojë familjet të cilat kanë nevojë.
-
Komuna e Drenasit dhe “Jetimët e Ballkanit” do të ndërtojnë 7 shtëpi për familjet në nevojë
-
Fillon shpërndarja e 600 pakove për familjet në nevojë të Komunës së Drenasit
-
Komuna e Prizrenit dhe “Jetimat e Ballkanit” do t`i ndërtojnë 30 shtëpi për nevojtarët
-
Shoqata bamirëse i bën me shtëpi 28 familje nevojtare në Prizren
-
Mbi 18 mijë pako ushqimore për familjet në nevojë