Drejtuesit e shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit” pas një takimi të zhvilluar me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti , kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, dhe me drejtorin komunal të Mirëqenies Sociale, Fejzë Kabashi, kanë bërë të ditur se për nder të 28 Nëntorit, do të shpërndahen çelësat e shtëpive për 28 familje nevojtare.
Sipas tyre, për ndërtimin e 20 prej këtyre shtëpive ka kontribuar edhe Komuna e Prizrenit me material ndërtimor me nga 5 mijë euro.
Nga ana tjetër Kurti dhe Haskuka kanë vlerësuar punën e kësaj shoqate bamirëse, duke theksuar se ajo po e kryen një detyrë që shteti nuk po e bën, sidomos me shërbimin në kuzhinën popullore si edhe sigurimin e strehimit për ata që jetojnë në kushte të vështira ekonomike.
Drejtori i SHB “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, pas takimit ka njoftuar se mysafirët e sipërpërmendur i ka informuar rreth aktiviteteve të shoqatës, si edhe punës së kuzhinës humanitare në Prizren, ku ushqehen çdo ditë 300 persona me nga një shujtë ditore.\Fisnik Minci.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Komuna e Prizrenit dhe “Jetimat e Ballkanit” do t`i ndërtojnë 30 shtëpi për nevojtarët
-
28 familjeve u dorëzohen çelësat e shtëpive të reja në 3 komuna
-
Kurti: 380 familje të komuniteteve joshumicë përfituan material ndërtimor për strehim
-
150 familje të Prizrenit përkrahen me pako ushqimore e mbulesa dimërore
-
Komuna e Drenasit dhe “Jetimët e Ballkanit” do të ndërtojnë 7 shtëpi për familjet në nevojë