Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ndërtimet e larta në Gjilan po i shkatërrojnë rrugët - banorët po e pësojnë më së keqi

Ndërtimet e larta në rrugën “Enver Haliti” në Gjilan, janë shkaku kryesor që rrugët në këtë lagje të dëmtohen në masë të madhe.

Banorët thonë se e kanë të vështirë qarkullimin, si pasojë e pakujdesisë nga kompanitë ndërtuese, të cilat po shkaktojnë dëme të cilat nuk po i meremetojnë, raporton KTV.

Banorët ndihen të indinjuar, pasi komuna e Gjilanit nuk po merr masa për të shqiptuar gjoba për kompanitë që kanë sjellë rrugën në këtë gjendje.

Veç kësaj, ata edhe po i dëmtojnë veturat e tyre, si pasojë e gjendjes së rënduar të rrugës.

Por, në komunën e Gjilanit thonë se halli i këtyre banorëve do të përfundojë shumë shpejt, pasi që punimet për rregullimin e kësaj rruge do të nisin shumë shpejt.

Edhe Banorët ankohen për pasiguri në rrugën “Idriz Seferi” në Gjilan Arbëri Banorët ankohen për pasiguri në rrugën “Idriz Seferi” në Gjilan

Probleme të tilla me rrugë, kanë edhe lagjet e tjera në Gjilan, si pasojë e ndërtimeve të larta.

Derisa, investimi i fundit në rrugën “Enver Haliti”, sipas banorëve, është bërë në vitin 1997.