Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ndërpritet operimi i impianteve për trajtimin e ujit në Shipol dhe Balincë

Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se si pasojë e ngritjes së nivelit të turbullshmërisë së ujit është ndërprerë operimi i Impianteve për Trajtimin e Ujit në Shipol dhe Balincë.

Përmes një komunikate për media, thuhet se në një situatë të tillë është e pamundshme të operojnë Impiantet dhe nuk ka kushte për trajtimin e ujit dhe ruajtjen e cilësisë së tij.

“Parametrat e turbullshmërisë së ujit monitorohen në vazhdimësi dhe në momentin që krijohen kushtet për operim do të fillohet me prodhimin, respektivisht trajtimin e ujit”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm