Prej më shumë se dy vjet po zvarritet asfaltimi i rrugës “Cen Dugolli” me katër shirita, njëra ndër rrugët më të frekuentuara në këtë qytet.
Me arsyetimin se punimet e deritanishme nuk janë bërë sipas marrëveshjes dhe dinamikës, Komuna e Ferizajt ia ka shkëputur kontratën kompanisë ndërtuese “Pro-Co Group”. Pas shkëputjes së kësaj kontrate në vlerë prej 470 mijë eurosh ka reaguar LDK-ja, e cila më 2017 udhëhiqte Ferizajn dhe kishte nënshkruar këtë kontratë, shkruan sot Koha Ditore.
Ndaj këtij veprimi ka reaguar edhe rrjeti i OJQ-ve “Avonet”, duke e akuzuar ekzekutivin e Komunës për keqmenaxhim të parasë publike. Në anën tjetër, në kompaninë “Pro-Co Group” kanë thënë se Komuna nuk e ka njoftuar fare për shkëputje të kontratës në mënyrë të njëanshme.
Arbër Bytyqi, drejtor i Infrastrukturës në Komunën e Ferizajt, ka thënë se tashmë janë iniciuar procedurat për shkëputje të kësaj kontrate për shkak të papërgjegjësisë së operatorit ekonomik. Sipas tij, deri tashti kanë kaluar afatet kohore për përfundimin e projektit, pastaj cilësia e punimeve të deritanishme është shumë e dobët.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Shkaku i rritjes së çmimeve, zvarriten projektet për riparimin e gropave në Ferizaj
-
Ferizaj anulon kontratën në vlerë prej 750.000 eurosh për “shërbime mbështetëse profesionale”
-
Kontrata 4.8 milionë euro për asfaltin në Ferizaj, deputeti i VV-së e quan shkelje të rëndë
-
Prej 3 vjetësh zvarritet projekti i rrugës 5-kilometërshe në Ferizaj
-
Projekti i komunës së Ferizajt për “bashkimin e qytetit” sjell pakënaqësi mes qytetarëve