Këshilli grevist i Prokurorisë Themelore në Prishtinë njoftoi të hënën, se pas takimeve me Këshillin Prokurorial, ka marrë vendim që të ndërpritet greva njëmujore, thuhet në komunikatë.
Sipas njoftimit, greva u pezullua për t’iu dhënë hapësirë institucioneve kompetente për realizimin e kërkesave të punonjësve të administratës “në një afat të arsyeshëm kohor”.
“Këshilli Grevist i kësaj Prokurorie shpreh vendosmërinë se nuk do të heqin dorë deri në realizimin e kërkesave të tyre, njëherit shprehin konsideratë për gatishmërinë e përkushtimin e KPK-së dhe SKPK-së për të mbështetur kërkesat e punonjësve të administratës nga dita e parë e fillimit të grevë”, thuhet tutje.
Artikuj të ngjashëm
-
Pezullohet greva në gjykata, punonjësit dhanë 5 muaj afat për miratimin e Ligjit të pagave
-
Punëtorët teknikë pezullojnë grevën
-
S’ka grevë në “Trafikun Urban”
-
Ndërpret grevën Shoqata e Autobusëve Podujevë-Prishtinë
-
Arrihet marrëveshje për ndërprerjen e grevës së punëtorëve teknikë të shkollave në Prishtinë