Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ndërprerjet e pashpjegueshme të rrymës

Kosova po vazhdon të përpallet me mungesë të furnizimit të rregullt me energji elektrike. Javën që shkoi qytetarët janë përballur me reduktime të ashpra të energjisë elektrike, derisa disa prej tyre ankohen se reduktimet ende po vazhdojnë.

Blerim Kastrati, qytetar nga lagjja ‘Kodra e Trimave’ në Prishtinë tregon për Radion Evropa e Lirë për problemet që ata i kanë me mungesën e vazhdueshme të rrymës dhe reduktimet që zgjasin nga tri orë.

“Qysh nga dita e premte jemi duke pas probleme me energji elektrike. Pa energji kemi qenë nga dy e tri orë. Kjo është shumë. Nuk është në rregull qe sa vjet pas luftës të përballemi ende me këtë problem. Unë jam pagues i rregullt i energjisë elektrike dhe të më ndalet rryma deri edhe në tri orë apo edhe më shumë, nuk është aspak në rregull”, thotë Kastrati.

Me ndërprerjet të shpeshta të energjisë elektrike në hall të madh thonë të jenë edhe bizneset. Ata vazhdimisht kanë theksuar se ndërprerja me energji elektrike ju shkakton humbje të mëdha në bizneset e tyre. Sipas të dhënave të organizatave ekonomike, në Kosovë janë rreth 300 milionë euro në vit dëme që po iu shkaktohen prodhuesve nga furnizimi jostabil me energji elektrike.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në Radio Evropa e Lirë.

Artikuj të ngjashëm