Përmes një komunikate për media KOSTT-i ka bërë të ditur se më 2 dhe 3 dhjetor në Lipjan do të ketë ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve që do të kryhen në përmirësimin e rrjetit transmetues.
Në komunikatë thuhet se ndërprerja e rrymës do të bëhet nga ora 07:00 – 11:00, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Për të mundësuar kushte të sigurisë në punë për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a ‘Përmirësimi i Rrjetit Transmetues, faza IV dhe V, LOT 4 –Rehabilitimi i Nënstacioneve’, me datë 2 dhjetor 2017 (e shtunë) dhe 3 dhjetor 2017 (e diele) nga ora 07:00 deri në 11:00 do të bëhet shkyçja e nënstacionit NS 110/35/10 kV Lipjani”, thuhet në komunikatë.
Më tutje thuhet se, “gjatë intervaleve kohore të lartcekura, qytetarët/institucionet që furnizohen nga NS Lipjani do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashikohet 40 MW)”.
KOSTT kërkon mirëkuptim nga qytetarët dhe institucionet/bizneset që preken nga këto punime, dhe njofton që rehabilitimi i NS 110/35/10 kV Lipjani do të ndikojë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit për rajonin e Lipjanit.