Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Përmirësimi i rrjetit transmetues, faza IV dhe V, LOT 4 –Rehabilitimi i nënstacioneve”, me datë 19 gusht 2017 (e shtunë) dhe 20 gusht 2017 (e diel) nga ora 06:00 deri në 10:00 si dhe nga ora 13:00 deri në 17:00, do të bëhet shkyçja e linjës 10 kV Zjarrfikësat, linjë e cila furnizohet me energji elektrike nga NS 110/35/10 kV Lipjani, bën të ditur KOSTT sh.a.
Shkyçja është e nevojshme për të krijuar kushte të sigurisë në punë gjatë realizimit të punimeve për montimin e transformatorit energjetik të ri (T3) në NS 110/35/10 kV Lipjani.
Gjatë kësaj kohe qytetarët/institucionet që furnizohen nga linja e lartëcekur 10 kV Zjarrfikësat, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.
Punimet që po bëhen do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit për rajonin e Lipjanit.
sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të projektit.
-
Sonte pas mesnate Dardania mbetet pa rrymë
-
Për shkak të punimeve, natën e 1 shtatorit një pjesë e Prishtinës mbetet pa energji
-
Ndërprerje të rrymës në Lipjan më 2 dhe 3 dhjetor
-
KOSTT zhvillon punime në rajonin e Dukagjinit – disa vende mbesin pa energji elektrike
-
Të dielën shkyçje të planifikuara në Pejë