KOSTT ka njoftuar se janë duke u zhvilluar punime në kuadër të projektit të “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues, faza IV dhe V, LOT 3 – Linjat Transmetuese”.
këtë rast, nga data 28 mars 2017 (e martë) deri me datë 31 mars 2017 (e premte), nga ora 07:00 deri në ora 11:00 si dhe nga ora 14:00 deri në ora 16:00, do të bëhet shkyçja e linjave të tensionit të ulët 0.4 kV Loxha-Lubeniqi 2 si dhe linjës 0.4 kV Loxha-Lubeniqi 3.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë kohës sa zgjasin punimet, në intervalet kohore të lartshënuara, qytetarët/institucionet që furnizohen nga këto linja do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashikohet 1 MW).
“Shkyçjet bëhen për të mundësuar kushte të sigurisë në punë gjatë punimeve për revitalizimin e linjës së tensionit të lartë 110 kV NS Peja 2- NS Deçan”, thotë KOSTT në njoftimin për media.
Punimet në fjalë, sipas KOSTT-it, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit për rajonin e Pejës dhe Deçanit.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.