Ndërmarrja “Trepça” SH.A. është gjobitur me 1000 euro nga Inspektorati i Punës në Ministrinë e Punës, Financave dhe Transfereve, për mospagesën e praktikantëve.
Njëri nga praktikantët Arsim Musa kishte bërë ankesë, lidhur me mospagesën prej 100 eurove për 60 praktikantë që ishin certifikuar më 30 dhjetor 2022, dhe nga 200 euro për 30 praktikantë të certifikuar në janar të vitit 2023.
Inspektorati ka konstatuar ankesën të bazuar dhe rrjedhimisht “Trepça” është gjobitur me gjithsej 1000 euro për shkelje të dispozitave në dy nene të Ligjit të Punës dhe në një nen të Ligjit për Siguri dhe Shëndetin në punë.
{gallery}
-
“Trepça” gjobitet 1000 euro, nuk i pagoi 60 praktikantë
-
Inspektorati i Punës gjobit “Trepçën” me 1000 euro për mospagesë të praktikantëve
-
Punëtorët praktikantë të “Trepçës” paralajmërojnë padi për mospagesë
-
“Trepça” nuk ua ka paguar punonjësve trustin tash e disa vjet
-
“Trepça” largon një punëtor nga puna, thotë se i shkaktoi dëm mbi 27 mijë euro