Punëtori me inicialet Sh.S., i ndërmarrjes “Trepça” është larguar të hënën nga puna.
Në njoftimin e lëshuar nga kjo ndërmarrje në Facebook, thuhet se ky punëtor ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës, duke i shkaktuar dëm financiar ndërmarrjes prej mbi 27 mijë euro.
Tutje thuhet se i njëjti ka qenë recidivist i shkeljeve të rënda të detyrave të punës edhe në disa raste të tjera.
“Me datën 24.02.2025 Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik lidhur me rastin e z.Sh.S. Pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rendë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1, 1.5, 1.13 dhe 1.52 i Rregullores nr.prot: 2906 dt. 30.07.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A, për shkak se i njëjti i ka shkaktuar dëm financiar Ndërmarrjes Trepça Sh.A., mbi 27,472.00 euro, dhe i njëjti ka qenë recidivist i shkeljeve të rënda të detyrave të punës dhe në disa raste të tjera e gjithë kjo e bazuar në raportin 983 nga komisionet përkatëse. Andaj, Komisioni disiplinor ka sjellë vendim me nr.prot: 1198 të dt. 24.02.2025 dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për z.Sh.S”, thuhet në njoftim.
-
Punëtori i Trepçës dënohet me 30% të pagës për pesë muaj pasi e zuri gjumi në punë
-
Menaxhmenti i “Trepçës” thotë se gjendja e jashtëzakonshme u shpall për ta stabilizuar ndërmarrjen
-
“Trepça” gjobitet 1000 euro, nuk i pagoi 60 praktikantë
-
Bashkimi reagon pasi u dënua me plot 7400 euro
-
Problemi me rrymë që çoi te ngujimi i 18 punëtorëve të Trepçës, nën hetim