Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Inspektorati i Punës gjobit “Trepçën” me 1000 euro për mospagesë të praktikantëve

Inspektorati i Punës ka gjobitur ndërmarrjen “Trepça” me një mijë euro për mospagesë të praktikantëve të cilët i kishte angazhuar në punë.

Kjo gjobë thuhet se është shqiptuar për mospagesë me nga 100 euro për 60 praktikantë të certifikuar në dhjetor të vitit 2022 si dhe mospagesë me nga 200 euro për 30 praktikantë të certifikuar në janar të këtij viti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas vendimit që e ka siguruar KOHA, Inspektorati i Punës ka vlerësuar se me mospagesën e tyre “Trepça” ka shkelur Ligjin e punës dhe atë për siguri dhe shëndet në punë.

Gjoba thuhet se duhet të paguhet në afat prej 8 ditëve nga dita e pranimit të vendimit.

KOHA disa herë ka shkruar për mospagesën e punëtorëve praktikantë nga ana e “Trepçës”.

Ndërmarrja publike “Trepça” pati hapur konkurs për 180 pozita për praktikantë më 25 maj të vitit të kaluar. Grupi i parë e përfundoi me punën praktike po atë vit, kurse grupi i dytë dhe i tretë filluan në janar dhe e përfunduan në korrik.