Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ndalet projekti i rrugës në Gjilan shkaku i një kontesti pronësor

Punimet për ndërtimin e rrugës e cila bashkon lagjen “Iliria” me lagjen e “Kumanovës”, e cila kalon nëpër parkun që gjendet afër lagjes “Idriz Seferi” janë ndërprerë.

Shkak i ndërprerjes së punimeve është bërë pjesa e pronës së shoqatës së gjuetarëve “Agim Ramadani”, ku mendohet të kalojë traseja e rrugës e ku sipas projektit është paraparë rrënimi i objektit të shoqatës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Enver Shabani, menaxher i shoqatës së gjuetarëve “Agim Ramadani”, deklaron se ata janë duke kërkuar nga Komuna e Gjilanit që të bëhet kompensimi i pronës, në mënyrë që të lejohet vazhdimi i punimeve. Ai thotë se kompania, e cila ishte angazhuar nga komuna, kishte dalë që të rrënonte objektin, mirëpo kjo nuk ishte lejuar nga ta.

“Ne nuk jemi kundër projektit. Është e vërtetë se komuna na ka neglizhuar pak dhe nuk është konsultuar me ne, mirëpo ne kemi dokumentacionin. Ne dëshirojmë kompensimin e pronës. Na duhet një lokal dhe na duhen tri zyra dhe një klasë për trajnimin e gjuetarëve të rinj. Prona është e jona dhe ne kemi 5 arë tokë ku është i ndërtuar edhe objekti. Komuna na ka premtuar se do të bënte një zgjidhje, mirëpo deri tashti nuk kemi marrë një përgjigje. Dhe nëse nuk e zgjidhim atë, atëherë asgjë nuk mund të veprohet. Sepse ne po kërkojmë që kjo pronë të kompensohet në mënyrë proporcionale me vlerën që ka”, ka thënë Shabani.

Sipas tij, prona e cila i takon shoqatës së gjuetarëve daton që nga viti 1967 dhe se kanë dokumentacion për t’ua prezantuar organeve komunale por edhe institucioneve të tjera... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.