Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kompania ndërtuese ”City projekt 3” dëmton pronën publike

Gjilan, 17 shkurt- Kompania “City Project 3” , e cila planifikon të ndërtojë një objekt banesor në afërsi të palestrës së sporteve “Bashkim Selishta-Petriti” në lagjen “Idriz Seferi”, ka dëmtuar një pjesë të pronës publike, duke shkaktuar shkarje dheu në pjesën brenda parkut dhe, ka dëmtuar rrethojat e tij.

Parku, i cili shërben për pushim të qytetarëve ishte ndërtuar nga donacionet e huaja pas përfundimit të luftës. Për rrëshqitjen e dheut dhe dëmtimin e rrethojave të parkut nuk kanë njohuri as Drejtoria e Urbanizmit, e cila ka mandatin për të inspektuar punimet dhe ndërprerjen e tyre në rast se konstatohet se ato punime kanë tejkaluar perimetrin e kufirit, duke hyrë në pronën publike. Njohuri për këtë çështje kanë deklaruar se nuk kanë as në Drejtorinë e Gjeodezisë, e cila në punën e saj në shumë raste, ka bërë matjet sa i përket kufirit të pronave komunale dhe të atyre private.

Ndërsa, investitorët privatë deklarojnë se arsyet që ka ndodhur rrëshqitja e dheut në pjesën e parkut, e cila gjendet shumë afër me bazamentin e ndërtesës së ardhshme, ka të bëjë me kushtet në të cilat janë zhvilluar ato punime dhe sipas tyre kanë ndikuar dhe reshjet atmosferike.

(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.