Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka njoftuar të premten se janë ndaluar punimet në nëntë gurthyes, që sipas saj vepronin ilegalisht.
Sipas njoftimit të saj, shtatë prej tyre vepronin në Suharekë dhe dy në Skenderaj.
“Ndalen punimet në 9 gurthyes ilegalë! ⛔️ Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka ndërhyrë ndaj 9 gurthyesve që vepronin në kundërshtim me ligjin, pa dokumentacionin e nevojshëm për ushtrimin e veprimtarisë. 7 gurthyes në Suharekë, ndërsa 2 në Skenderaj”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Sipas Pacollit, aksioni vjen pas analizës së dosjeve të mbi 200 gurthyesve. Ajo ka paralajmëruar se kushdo që vepron jashtë ligjit do të përballet me masa.
“Nuk do të ketë tolerim për subjektet që operojnë pa lejet dhe dokumentacionin përkatës dhe cenojnë mjedisin”, ka shtuar Pacolli.
-
U ndalohen punimet 7 gurthyesve, tre të tjerë gjobiten me 7 mijë euro
-
Mbi 13 mijë hektarë tokë e degraduar nga puna e gurthyesve
-
Pacolli merr vendim për gurthyesit, afat 15-ditor për tri kritere
-
Inspektorati ndalon punimet në gjashtë objekte ndërtimi në Prishtinë, Pejë e Mitrovicë
-
Inspektorati ndalon punimet në 12 vendpunishte, konsiderohen me rrezik për punëtorët