Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për pagesën e specializantëve me vetëfinancim, nga kategoria ekonomike subvencione dhe transfere.
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka thënë se kjo po bëhet me qëllim të ruajtjes së stafit.
“Sipas analizave të bëra numri i kuadrove profesional në vend është i ulët. Sipas këtyre analizave ngrihen shqetësime. Këtë po e bëjmë me qëllim të ruajtjes dhe stimulim të stafit shëndetësor të cilët po migrojnë”, u shpreh ai, transmeton KsP.
Kurse Kryeministri Ramush Haradinaj e ka quajtur këtë lajm të mirë për specializantët, sepse sipas tij po krijohet një praktikë e mirë.
Artikuj të ngjashëm
-
“Për të luftuar ikjen e mjekëve”, miratohet pagesa e specializantëve me vetëfinancim
-
Specializantët të pakënaqur me vendimin e Qeverisë për paga, paralajmërojnë protestë
-
Ismaili nënshkruan dokumentin që u siguron pagat specializantëve
-
Ndahen mjetet për pagesa të 100 eurove për studentët dhe punonjësit e ndërmarrjeve publike
-
Merret vendimi, nga 100 euro për rreth 800 mijë qytetarë