“Kosova ishte një tregim suksesi”, ka thënë zëdhënësi i NATO-s në kohën e bombardimeve në Kosovë, Jamie Shea. Derisa ka kujtuar kohën e intervenimit të NATO-së gjatë luftës në Kosovë më 1999, ish-zëdhënësi i NATO-s ka thënë se nuk ka qenë e lehtë që të arrihej konsensusi për të bërë një gjë të tillë.
Në intervistën dhënë në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, me rastin e 17-vjetorit të sulmeve të aleancës mbi caqet ushtarake serbe, Shea ka thënë se në atë kohë kishte dyshime nëse fushata ajrore do të ishte e suksesshme dhe se kishte diskutime për një operacion tokësor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShea ka theksuar se NATO provoi fillimisht diplomacinë si mënyrën paqësore të zgjidhjes së krizës, por se nuk pati alternativë tjetër pos intervenimit ushtarak.
“Ne shkuam në Rambuje me serbët, me kosovarët dhe provuam të gjenim një kompromis që do ta bënte luftën të panevojshme. Por pas janarit të vitit 1999 dhe Masakrës së Reçakut, dhe refuzimit të paqes së Rambujesë nga ana e serbëve, unë u bëra pesimist dhe u binda se Millosheviqi donte një zgjidhje të dhunshme dhe kështu që pavarësisht të gjitha komplikimeve dhe të panjohurave, intervenimi ushtarak i NATO-s nuk kishte alternative tjetër”, ka thënë Shea.