Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Naser Gjinovcit i ndalohet ushtrimi i profesionit të avokatit për gjashtë muaj

Një komision disiplinor i Odës së Avokatëve të Kosovës ka vendosur që t’ia ndalojë avokatit Naser Gjinovci që të ushtrojë të drejtën e profesionit për gjashtë muaj.

Kjo, pasi ky komision ka vërtetuar se Gjinovci ka themeluar marrëdhënie të rregullt pune me RTK-në në pozitën e menaxherit të Zyrës Ligjore, gjë që bie ndesh me Ligjin për avokatinë. Në nenin 39 të këtij ligji thuhet se “avokati humb të drejtën për ushtrimin e avokatisë nëse themelon marrëdhënie pune, përveç zyrës së avokatisë, zyrën e përbashkët apo shoqëri të avokatëve”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gazeta në shkurt të këtij viti, pasi kishte siguruar listën e të punësuarve të RTK-së, në të cilën thuhej se Naser Gjinovci është menaxher i zyrës ligjore me kontratë të rregullt në këtë institucion, ka kërkuar një sqarim nga Oda e Avokatëve nëse i lejohet Gjinovcit të jetë menaxher i zyrës në RTK dhe të ushtrojë profesionin e avokatit.

Ky informacion ishte trajtuar më pas nga Zyra Disiplinore e OAK-ut, e cila ka konstatuar se Gjinovci nuk ka të drejtë të ushtrojë funksionin e avokatit në të njëjtën kohë që është i angazhuar në RTK, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.