Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Narqize Arenliu-Hoxhaj emërohet u.d. e drejtoreshës në SHSKUK

Pas dorëheqjes së ushtrueses së detyrës së drejtoreshës së SHSKUK-së, Pranvera Zejnullahu-Raçi, bordi i Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës, ka emëruar në këtë detyrë Narqize Arenliu-Hoxhaj.

Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se Bordi Drejtues e ka shqyrtuar dorëheqjen e Zejnullahu-Raçit dhe të njëjtën e ka miratuar.

“Po ashtu njoftohet se bazuar në kompetencat e veta Bordi Drejtues i SHSKUK-së, ka emëruar zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, Dr. Narqize Arenliu-Hoxhaj. Bordi Drejtues i SHSKUK-së, me këtë rast duke vlerësuar kontributin e deritanishëm të Dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi, e falënderon për bashkëpunimin e treguar”, thuhet në njoftim.

Zejnullahu-Raçi ishte emëruar në këtë pozitë në gusht të vitit të kaluar.