Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci sot ka bashkëbiseduar me përfaqësuesit e Këshillave të Fshatrave dhe Këshillave të Prindërve të katër shkollave të fshatrave Koretin, Busavatë, Topanicë, Strezovc e Krilevë.
Këto fshatra prej afro një vitit janë duke refuzuar riorganizimin e procesit mësimor me reformën e kryetarit Qëndron Kastrati.
Nënkryetarja Nagavci ka thënë se problemin e krijuar në Kamenicë do ta adresojë të kryeministri Kurti.
Ditë më parë, drejtoria për arsim e kësaj komune ka dorëzuar padi ndaj 23 prindërve të këtyre fshatrave, të cilët pretendohet se i detyruan fëmijët ta bojkotojnë mësimin.
Artikuj të ngjashëm
-
Nagavci: Kastrati ishte i gatshëm t’i bënte fëmijët pjesë të një beteje politike
-
Ish-kreu i Kamenicës i shkon te zyra ministres Nagavci për t'ia kërkuar dorëheqjen
-
Nagavci pas vendimit të Kushtetueses: S’mund ta toleroj shkeljen e të drejtave të fëmijëve
-
Kreu i Kamenicës e quan çështje të mbyllur reformën në arsim, kundërkandidatët premtojnë ta zhbëjnë atë
-
Nesër nis mësimi alternativ për mbi 400 nxënës të Kamenicës, Kastrati: Nuk tërhiqem nga reforma