Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se 32 zyrtarët serbë që merrnin pagë pa punuar nga institucionet e Kosovës është ndaluar.
Nagavci ka shtuar se gjatë gjithë këtyre vjetëve sa janë paguar, atyre nuk u është kërkuar të bëjnë ndonjë punë.
“Pagesa e 32 zyrtarëve të komunitetit serb si zyrtar të ish-mbrojtjes civile në vlerë prej 135 mijë e 760 eurove, ashtu siç besoj jeni në njohuri, janë ndaluar pagesat për këta zyrtarë dhe të gjithë janë lajmëruar në MASHT dhe kanë thënë se gjatë gjithë këtyre viteve askush asnjëherë nuk i ka kontaktuar dhe nuk ka kërkuar asnjë punë dhe përgjegjësi nga ta. Kjo gjë është edhe njëri nga rekomandimet që do të zbatohet në tërësi dhe nuk do ketë situata të tilla të keqpërdorimit të buxhetit”, tha Nagavci në foltoren e Kuvendit të enjten.
Pagesat për 32 zyrtarët serbë ishte ndaluar në muajin shkurt të këtij viti.
-
32 serbëve nuk iu ndalën pagat me gjithë zotimin e Ministrisë së Arsimit
-
Nagavci thotë se 32 serbët që paguheshin pa punuar, i janë rikthyer punës
-
32 punëtorët që paguheshin nga MASHTI pa punuar “u bënë të gjallë” pasi mbetën pa paga
-
Deputetja e LDK-së: MASHTI pagoi 32 zyrtarë serbë pa shkuar në punë
-
Nagavci thotë se janë buxhetuar pagat për 500 asistentë për nxënësit me aftësi të kufizuara