Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se në një takim të Komisionit të Granteve është miratuar granti specifik i arsimit parauniversitar i cili pritet të jetë në shumë prej 201.494.543 euro.
Nagavci ka thënë se në atë takim ka njoftuar se ka planifikuar që mësimdhënësit të cilët janë të punësuar të ri-kualifikohen dhe këtë vit mos të reduktohet numri i mësimdhënësve.
“Pra, rreth 1800 mësimdhënës që rrezikoheshin të mbesin pa punë, do të mbeten në sistem, ndërkohë që do të hulumtojmë dhe analizojmë situatën pas rënies të numrit të nxënëseve si dhe rishikimin e formulës së financimit te Arsimi Para universitar që ka të bëjë me parametrat e mësimdhënësve dhe të stafit administrativ dhe teknik. Këta parametra duhet të rishikohen dhe të ndryshohen për kalkulimin e grantit të ri të Arsimit Para universitar për vitet në vijim”, ka thënë ajo.
Naganvci tutje ka paraqitur politikat për të cilat thotë se janë aprovuar nga Komisioni i Granteve për vitet 2022-2024.
Politikat në vazhdimësi për vitin 2022-2024 janë:
Edhe
Nagavci thotë se janë buxhetuar pagat për 500 asistentë për nxënësit me aftësi të kufizuara
Asistent për fëmijët me nevoja të veçanta.
Pagesa e realizimit të praktikës profesionale për nxënësit e arsimit dhe aftësimit profesional.
Paga jubilare sipas kontratës kolektive për arsim.
Rritja e përfshirjes së fëmijëve të moshës parashkollore (me fokus në moshën 4-5 vjeçare) në klasa parafillore në shkolla, si dhe rritja e përfshirjes (për 10 %) të moshave të tjera në institucione të reja parashkollore.
Pagesa e shpenzimeve për validim dhe akreditim të shkollave të mesme të larta profesionale.
Kërkesë shtesë për ndarjen e numrit të asistentëve për fëmijët në arsimin parauniversitar. Shuma e buxhetit të kërkuar për këtë kategori është në vlerë prej 787,662.00€
Për realizimin e praktikës profesionale për nxënësit e arsimit dhe aftësimit profesional kërkohet buxhet shtesë për vitin 2022 në vlerë prej 3,500,000 €
Edhe
Ministria do raport zyrtar për “studentët” e Gjuhës dhe të Letërsisë sa për një mijë euro
Paga jubilare sipas kontratës kolektive për arsim në shumë prej 1,247,057 €
Rritja e përfshirjes së fëmijëve të moshës parashkollore (me fokus në moshën 2-5 vjeçare) në klasa parafillore në shkolla, si dhe rritja e përfshirjes (për 3.5 %) të moshave të tjera në institucione të reja parashkollore në shumë prej 2,014,527€ (paga dhe meditje 1,935,679 € dhe 78,848 € mallra dhe sherbime) .
Pagesa e shpenzimeve për validim dhe akreditim të shkollave të mesme të larta profesionale 38,400 €.
Politika të reja për vitin 2022-2024:
Mësimdhënësit me gjendje të rëndë shëndetësore.
Pagesa e shpenzimeve për shujten ditore për nxënesit nga kl. 1-5.
Personeli edukativo-arsimor dhe administrativ me gjendje të rëndë shëndetësore në shumë prej 1,746,163 €,
Edhe
Edhe sivjet prindërit subvencionohen për blerjen e teksteve shkollore
Pagesa e shpenzimeve për shujtën ditore për nxënësit nga kl. 1-5 është 4,000,000.00 €
Ndryshimet i bëjmë me punë e angazhim të përbashkët.