Ministria e Zhvillimit Ekonomik nuk i ka marrë për bazë shqetësimet e ngritura nga Komuniteti i Energjisë, lidhur me kontratën për projektin e termocentralit “Kosova e Re”.
Komuniteti i Energjisë me bazë në Vjenë, muajin e kaluar kishte dalë me qëndrim ku kishte kritikuar ujdinë me kompaninë amerikane “Contour Global”, me arsyetimin se marrëveshja përbën ndihmë shtetërore dhe si e tillë është në kundërshtim me rregullat për energji të Bashkimit Evropian.
Por këto shqetësime MZHE-ja i ka quajtur të pabaza. Sipas kësaj ministrie, mospajtimet lidhur me termocentralin e ri nuk do të ndikojnë në marrëdhëniet e Kosovës me Komunitetin e Energjisë, shkruan sot Koha Ditore.
“Është e vërtetë që Komuniteti i Energjisë i ka ngritur disa shqetësime rreth kontratave të projektit TC ‘Kosova e Re’. Mirëpo, pasi që ne i kemi analizuar këto shqetësime, kemi konstatuar se nuk qëndrojnë si të tilla, dhe me këtë rast ne kemi filluar aktivitetet për t’ua dhënë sqarimet e nevojshme për zgjidhjen e kësaj çështjeje”, thuhet në përgjigjen e MZHE-së.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Komunitetit të Energjisë i kërkohet përdorimi i mekanizmave ligjorë kundër projektit të TC “Kosova e Re”
-
Institucioni i BE-së për energji kritikon marrëveshjen për “Kosova e Re”
-
Qeveria pa hise në “Kosovën e Re”
-
“Contour Global” padit Kosovën në Arbitrazh, kërkon 20 milionë euro
-
Qeveria parasheh rishikim të projektit “Kosova e Re”