Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria pa hise në “Kosovën e Re”

Shteti nuk do të ketë aksione në termocentralin që do të ndërtohet në kuadër të projektit “Kosova e Re”, sipas marrëveshjes së arritur mes Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë amerikane “Contour Global”, shkruan sot Koha Ditore.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka njoftuar lidhur me pikat e marrëveshjes së arritur, ku, veç të tjerash, thuhet se projekti do të jetë tërësisht investim privat, edhe pse gjatë negociatave është diskutuar që edhe Qeveria do ta marrë përsipër një pjesë të investimeve dhe aksioneve në këtë projekt.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Qeveria e Kosovës nuk ka paraparë asnjë lloj pjesëmarrjeje në aksionet e termocentralit ‘Kosova e Re’.

Mirëpo në marrëveshjet e arritura kjo çështje ka ngelur e hapur dhe në vullnetin e Qeverisë së Kosovës nëse do të kontribuojë në forma të ndryshme në projektin e termocentralit”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për informim të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.