Në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Kryesia e Bashkësisë Islame ka organizuar konferencë me moton “Të gjithë së bashku me një zë”.
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava tha se shoqëria kosovare po përballet edhe me një sfidë, me atë të stigmatizimit të viktimave të dhunës seksuale.
Tërnava tha se me këtë kategori nuk është marrë mjaftueshëm shteti, rrethi e familja, raporton Kosovapress.
Ndërsa presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se të gjithë duhet të kërkojnë drejtësi dhe të inkurajohen viktimat që të ballafaqohen me të kaluarën.
Sipas tij, çdo i mbijetuar duhet të gjejë guximin të flasë, ashtu siç ka folur Vasfije Krasniqi-Goodman.
Thaçi tha se duhet të kërkohet drejtësi edhe nga ndërkombëtarët, e edhe Tribunali i Hagës, për të cilin tha se as nuk është marrë me dhunuesit.
Edhe
Klerikë, politikanë e ushtarakë vlerësojnë lart harmoninë fetare në Kosovë
Dom Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës, tha se bashkësitë fetare, bashkë me shoqërinë dhe shtetin, janë vonuar në përkrahjen e tyre.
Edhe Femi Cakolli nga Kisha Protestante, tha se është bërë pak për këto viktima.
-
Mijëra të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës në pritje të drejtësisë
-
Haxhiu: Ndërkombëtarët t’i bëjnë presion Serbisë që të dorëzojë kriminelët që po i strehon
-
Myftiu Tërnava përçoi mesazh kundër vrasjeve dhe për përkujdesjen ndaj prindërve
-
Kërkohet drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës