Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook ka uruar Ditën e Pavarësisë së SHBA-së.
Ai ka përkujtuar edhe ndihmën që ky shtet ka dhënë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Ky është postimi i tij:
Qytetarët e Kosovës e përjetojnë me ndjenja të veçanta respekti 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve.
Vlerat dhe parimet më të larta njerëzore mbi të cilat u themelua dhe u ndërtua demokracia dhe kombi amerikan, u bënë udhërrëfyes për triumfin e lirisë dhe ndërtimin e shteteve tjera demokratike anekënd botës.
Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj do t’i jenë përjetë mirënjohës SHBA-ve për rolin vendimtar në lirinë, pavarësinë dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.
Edhe
Krasniqi: Liria dhe pavarësia e Kosovës janë të lidhura me SHBA-në
Urime 4 Korriku!
Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!