Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka takuar kongresmenin Randy Hultgren.
Gjatë takimit, sipas njoftimit nga LDK-ja, u diskutua për situatën aktuale në Kosovë.
Mustafa thuhet se e ka njoftuar Hultgrenin për qëndrimet e LDK-së karshi zhvillimeve të fundit dhe interesave të vendit.
Temë qendrore e takimit ishte bashkëpunimi ekonomik, veçanërisht në nivel të sektorit privat, mes SHBA-ve dhe Kosovës.
“Kryetari Mustafa falënderoi z. Hultgren për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Amerika Kosovës në fushat e ekonomisë, arsimit, ushtrisë, sigurisë, marrëdhënieve ndërkombëtare dhe për shtetndërtim. Kongresmeni Hultgren shprehu vullnetin e SHBA-ve për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin historik mes dy shteteve tona dhe përgëzoi rolin konstruktiv të LDK-së në të gjitha proceset shtetformuese në Kosovë këto tri dekadat e fundit”, thuhet në fund të komunikatës nga LDK-ja.
-
Palmer takon Mustafën, rithekson vazhdimin e përkrahjes amerikane për Kosovën
-
Mustafa takohet me Delawien
-
Szunyogu konfirmon mbështetjen e BE-së për institucionet e Kosovës, në takim me Mustafën
-
Mustafa i shkon në takim Thaçit
-
Mustafa e njofton Borrellin për qëndrimet e LDK-së lidhur me situatën politike në vend