Gjatë ditës së sotme, në ambientin e Kuvendit të Kosovës, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është takuar me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.
Mustafa shtjelloi situatën politike dhe qëndrimet e LDK-së për zhvillimet në vend dhe mbi dialogun Kosovë-Serbi.
Njëkohësisht sipas njoftimit për media bëhet e ditur se Mustafa e ka njoftuar Borrellin për prioritetet e LDK-së si zhvillimi ekonomik, shteti ligjor, rritja e punësimit, rritja e investimeve të huaja direkte, zhvillimi i arsimit dhe shëndetësisë.
“Poashtu, kryetari Mustafa u bëri thirrje institucioneve të BE-së që të përshpejtojnë procesin e liberalizimit të vizave që qytetarët e Kosovës ta realizojnë të drejtën e tyre për lëvizje të lirë”, thuhet në njoftimin për media.
-
Szunyogu konfirmon mbështetjen e BE-së për institucionet e Kosovës, në takim me Mustafën
-
Shefi për Politikë të Jashtme i BE-së kërkon formim të shpejtë të Qeverisë
-
Borrelli-Gjuriqit: Rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë kalon përmes dialogut
-
Borrell para takimit: Do të diskutojmë për hapat konkretë në implementimin e marrëveshjeve
-
Borrelli mirëpret qëndrimin e Vuçiqit për propozimin e BE-së