Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa për aksionin kundër krimit e korrupsionit: Drejtësia s’guxon të jetë selektive si në rastin e fajdeve

Foto: Ilustrim

Duhet të përshëndetet çdo aksion dhe veprim ligjor e legjitim i organeve të drejtësisë së Kosovës në tërë territorin e Republikës. Krimi i organizuar nuk njeh etni, ashtu siç nuk duhet të njoh as ligji.

Kështu është shprehur kreu i LDK-së, Isa Mustafa në një postim në Facebook.

Ai ka thënë se të gjithë ata shqiptarë, serbë, boshnjakë etj, zyrtarë e jo zyrtarë, “duhet të përgjigjen në mënyrë të barabartë para ligjit për veprimet e dëmshme që po ia shkaktojnë vendit”.

“Drejtësia nuk guxon të jetë selektive si në rastin e fajdeve”, theksoi ai.

Kreu i LDK-së tha se zbatimi i drejtësisë nuk duhet ta shqetësojë askënd dhe as Serbinë, nëse ata nuk janë të involvuar në këto veprime kriminale.