Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa ka thënë se procesi i vendosjes së rendit dhe ligjit në vendin tonë, gradualisht, por sigurt, duhet të shndërrohet në prioritetin numër një, të shoqërisë, shtetit dhe institucioneve.
Ai ka shkruar në Facebook se në vendin tonë secila pasuri, duhet të dihet kujt i përket, si është fituar.
“E gjithë masa pasurore apo asetet e përvetësuara/uzurpuara në rrugë jolegale duhet t’i kthehen shtetit. Procesi i vendosjes së rendit dhe ligjit në vendin tonë, gradualisht, por sigurt, duhet të shëndrrohet në prioritetin numër një, të shoqërisë, shtetit dhe institucioneve”, ka shkruar ai.
Sipas Mustafës, duhet dhe mundemi të bëjmë një angazhim të suksesshëm të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si hapi i parë, vendimtar, për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në vendin tonë.
-
Remi konsideron se PDK-ja do të fitojë, thotë kryeministrin s’ua japim më partive tjera
-
Mustafa për aksionin kundër krimit e korrupsionit: Drejtësia s’guxon të jetë selektive si në rastin e fajdeve
-
Gërvalla: Krijimi i Byrosë domosdoshmëri, pasuria e pajustifikueshme t’u kthehet qytetarëve
-
Mustafa: Askush s’mund të ushtrojë pozita ekzekutive dhe legjislative në të njëjtën kohë
-
Mustafa: Kurti në rrugë të drejtë në synimin për të shtrirë pushtetin në tërë territorin e Kosovës