Ligjëruesi i politikave sociale, Artan Mustafa, ka thënë se Kosova është vendi më i pabarabartë në Evropë.
Sipas tij bazuar në një matje të bërë në vitit 2022 pabarazia në Kosovës ka vlerën e 43.06%.
Mustafa të hënën në një intervistë në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka theksuar se kjo pabarazi nuk ka ndryshuar as krahasuar me vitet e kaluara.
“Bazuar në matjet e vitit 2018, Kosova me mbi 44% pabarazi, do të thotë vendi me pabarazinë më të lartë në Evropë, ku shumica e vendeve në Evropa kanë pabarazinë me 25-35% ... Kosova është edhe më keq sesa vendet e rajonit, Shqipëria në këtë matje ka vlerën e pabarazisë është 35%, Serbia 36%”, ka deklaruar Mustafa.
Manifestimi më i dukshëm i këtij indikatori, sipas tij është emigracioni tejet i lartë, i cili sipas statistikave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2021 është mbi 2% të popullatës së vendit.
Edhe
Mustafa: Kosova prin në Evropën Lindore e Juglindore për zbrazje të popullsisë
Sipas Mustafës shtetet që kanë barazi të lartë e maksimizojnë punësimin, me 33-35% shkallë të punësimit. Në Kosovës në vitin 2023 ai ka theksuar se kjo shkallë është vetëm rreth 28%.
Mustafa ka thënë se orientimi bazë i Qeverisë sa i përket rritjes së barazisë është i duhur dhe i drejtë.
Sipas tij janë rreth 18 mijë të punësuar më shumë në Kosovë krahasuar me janarin e vitit 2021. Kjo sipas Mustafës vjen edhe prej faktorëve të ndikuar nga Qeveria e edhe të atyre që nuk janë ndikuar nga Qeveria.
Megjithëkëtë ai ka thënë se ka pritur që punësimi në Qeverinë e Kosovës do të ishte temë si e rëndësishme.
“Është folur si prioriteti i parë e i dytë, ndërsa tash dialogu është bërë më i rëndësishmi”, ka theksuar Mustafa.
Mustafa: Ndoshta ka pasur një trimërim nga rezultati i zgjedhjeve
Ai ka kritikuar Qeverinë sa i përket ndërtimit të çerdheve, duke thënë se mungesa e tyre ndikon në papunësinë më të madhe të grave. “Duhet të kishim parë progres në realizmin e 160 çerdheve, sepse Kosova këtu qëndron shumë mbrapa, nën 7% është mbulueshmëria e fëmijëve me kujdes të hershëm, kjo është prapa shumë vendeve të rajonit, Shqipëria ka përfshirje me mbi 35%”, ka deklaruar Mustafa.
Edhe Puna e prioriteteveAi ka thënë se Qeveria duhet të investojë më shumë për një dialog të mirëfilltë social. Ka përmendur në këtë kontekst që shumë ligje e vendime, qofshin ato edhe të drejta, janë marr pa zhvilluar konsultimet e nevojshme.
“Ndoshta ka pasur një trimërim prej rezultatit të zgjedhjeve dhe ajo përshtypja e të folurit shumë kundër korrupsionit, ka krijuar bindjen te shumë njerëz të rendit të dytë vendimmarrës që ndoshta shumë njerëz janë të korruptuar që e kufizon mundësinë e dialogut me të tjerët”, është shprehur Mustafa.