Kryeministri Isa Mustafa, priti një delegacion të Parlamentit të Zvicrës, të kryesuar nga kryetari i Partisë Popullore Kristian Demokratike zvicerane (CVP), Gerhard Pfister.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrisë, Mustafa theksoi të arriturat e Kosovës në zhvillimin ekonomik, integrimet evropiane dhe fuqizimin e shtetit, duke i njoftuar edhe me prioritetet e ardhshme në shumë fusha.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Qeveria dhe populli i Kosovës janë plotësisht të përcaktuar për vlerat europerëndimore dhe rrugën integruese euroatlantike”, tha kryeministri Mustafa, duke falënderuar Zvicrën për përkrahjen e shumanshme që ka dhënë për Kosovën deri tani.
Kryeministri Mustafa, po ashtu, shprehu përkushtimin e Kosovës për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe shkëmbimeve me Zvicrën.
Kryetari i Partisë Popullore Kristian Demokratike të Zvicrës, njëherësh anëtar i Parlamentit zviceran, Gerhard Pfister, vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur përkrahje për proceset e ardhshme zhvillimore dhe demokratike në Kosovë.