Kryetari i Grupit të EPP-së në Parlamentin Evropian, Manfred Weber ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa.
Pas takimit ai për media tha se është e rëndësishme që t’i japin shtetit një perspektivë të pastër evropiane.
Ai tha se në Kosovë ka një lloj zhgënjimi sa i përket liberalizimit të vizave, por tha se si parti janë të përkushtuar t’i japin Kosovën një perspektivë të qartë evropiane.
I pyetur për situatën politike në vend, koalicionin mes VV-së dhe LDK-së, Weber tha se këto janë çështje politike mes dy partive, por që potencoi se vullneti i qytetarëve është i qartë i shprehur në zgjedhje.
Artikuj të ngjashëm
-
Szunyogu konfirmon mbështetjen e BE-së për institucionet e Kosovës, në takim me Mustafën
-
Hoti dhe Tusk bisedojnë për dialogun Kosovë-Serbi
-
Mustafa në Ditën e Evropës: Shprehim bindjen që së shpejti do të ketë vendim pozitiv për vizat
-
Von Cramon, Mustafës: Mos u shqetësoni, PE-ja është në anën e Kosovës për aspiratat e saj në BE
-
Mustafa: Ata që rrezikuan marrëdhëniet me SHBA-në, s’kanë legjitimitet të flasin në emër të Kosovës