Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa kërkon nga bizneset e diasporës të shtojnë investimet në Kosovë

Kryeministri në detyrë i Kosovë, Isa Mustafa priti në takim kryetarin e Rrjetit të bizneseve të diasporës në Austri, Yll Blakaj.

Mustafa theksoi përkushtimin e Qeverisë për të krijuar kushte sa më të favorshme për afarizëm për bizneset, me theks të posaçëm për bashkatdhetarët tanë që merren me biznes në diasporë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Po ashtu, kryeministri i njoftoi për punën që ka bërë Qeveria në përgatitjen e Pakos Fiskale 2, e cila do të avanconte edhe më shumë ambientin e të bërit biznes në Kosovë, pas suksesit që është arritur me Pakon Fiskale 1.

Mustafa i falënderoi përfaqësuesit e bizneseve nga diaspora për gatishmërinë e tyre për të investuar në Kosovë, duke kërkuar nga ta që të shtojnë investimet edhe në të ardhmen.

Kryetari i Rrjetit të bizneseve të diasporës në Austri, Ylli Blakaj, falënderoi kryeministrin Mustafa për pritjen si dhe për mbështetjen e dhënë për bizneset e diasporës, duke e njoftuar edhe për plane konkrete që lidhen me investime në të ardhmen.