Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pas sulmit terrorist që është kryer sot në Stokholm të Suedisë, ka ngushëlluar familjet e viktimave dhe popullin suedez.
“Lajm i trishtuar i sulmit terrorist në Stokholm të Suedisë. Ngushëllimet tona familjeve të viktimave dhe popullit suedez”, ka shkruar Mustafa në Twiter.
Katër persona kanë humbur jetën në një sulm të ngjashëm si në Nicë të Francës e Berlin të Gjermanisë, kur me një kamion të vjedhur ka goditur qëllimshëm njerëz në shesh.
Artikuj të ngjashëm
-
Mbahet një minutë heshtje për viktimat në Stockholm
-
Thaçi për Stockholm: Demokracia do të mposhtë terrorizmin
-
Tre të vdekur dhe disa të lënduar pasi autobusi përplaset në një stacion në Stokholm
-
Sirianë dhe boshnjakë në mesin e viktimave nga sulmi në Suedi
-
Asnjë fëmijë në mesin e të lënduarve nga sulmi në Suedi